Fatura mesatare e muajit shkurt për energji elektrike për amvisëritë në nivel të Malit të Zi, nëse i përjashtojmë pikat matëse të palexuara në objektet që nuk janë të banuara përgjithmonë, arrin në 36,64 euro, njofton Elektroekonomia e Malit të Zi.
„Konsumi mesatar më i ulët i amvisërive është shënuar në Zhablak 18,79 euro, ndërsa konsumi mesatar më i lartë i muajit paraprak është shënuar në Tivat, ku amvisëritë kanë konsumuar mesatarisht 46,8 euro energji elektrike”, thuhet në njoftim.
Kompania ka deklaruar se familjet kanë konsumuar 131,78 milionë kilovat/orë (kWh) energji elektrike në shkurt, që është 17,35 për qind më pak krahasuar me konsumin në janar, ose 5,2 për qind më pak në krahasim me shkurtin e vitit të kaluar.