Perëndimi nuk do të mundet ta mposhtë Rusinë në luftën që po nxit në Ukrainë, tha kryeministri Hungarez Viktor Orban, i njohur për afërsinë e tij me moskën.
“Kjo është një luftë proxy, që perëndimi po e nxit duke pretenduar se nuk është i përfshirë vetë”, tha lideri hungarez në një fjalim të tij në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë.
Sipas Orban, “të gjithë e dinë” se armatimet që përdor ukraina në luftë nuk janë të saj, por vijnë nga ata që e mbështesin atë.
Duke theksuar se Kievi është plotësisht i varur nga aleatët e tij perëndimorë në luftën kundër Rusisë, Orban tha se është e qartë se “Perëndimi nuk do ta fitojë këtë luftë”.
Sipas tij, ka vetëm një zgjidhje: negociatat e paqes duhet të fillojnë herët a vonë,” tha Orban, duke shprehur shpresën se një marrëveshje paqeje do të arrihet edhe me pjesëmarrjen e SHBA.
Kryeministri hungarez ka thënë se çdo shpresë për t’i dhënë fund konfliktit Ukrainë-Rusi është në duart e SHBA-së, mbështetësit kryesor të Kievit, ndërsa pretendon se vendet perëndimore kanë humbur mundësinë për të arritur një marrëveshje paqeje për Ukrainën.
Më herët, u bë e ditur se Orban do të takohej më 8 mars me ish presidentin amerikan Donald Trump, që po kërkon një rikthim në shtëpinë e bardhe, dhe u citua të thoshte se vetëm ai mund ti jepte fund luftës në Ukrainë.