Rreth 40 për qind e fëmijëve shtatëvjeçarë në Mal të Zi janë mbipeshë ose obezë, sipas rezultateve të ekzaminimit të statusit ushqimor të shtatëvjeçarëve në Mal të Zi në vitin 2022.
Siç tha Instituti i Shëndetit Publik, këto të dhëna janë veçanërisht alarmante, duke pasur parasysh se obeziteti në fëmijëri dhe adoleshencë zakonisht pasohet nga obeziteti në moshën madhore dhe shoqërohet me shumë sëmundje shoqëruese.
ISHP thekson se është e nevojshme të diskutohet sa më shumë problemi i obezitetit, të shihet nga këndvështrime të shumta dhe të gjenden zgjidhje konstruktive që do të kenë parasysh jo vetëm shëndetin, por edhe ndikimin reciprok që ka ky problem tek të rinjtë dhe mjedisi në të cilin jetojmë.
“Instituti i Shëndetit Publik i Malit të Zi, përmes hulumtimeve të ndryshme, monitoron trendet e përhapjes së obezitetit tek fëmijët e moshës shkollore, marrjen e mikronutrientëve në dietën e popullatës, si dhe kontrollon sigurinë shëndetësore dhe cilësinë e produkteve ushqimore. Në Qendrën e Këshillimit të Ushqyerjes të ISHP kryhet edukimi dhe këshillimi i popullatës së përgjithshme, si dhe kategorive vulnerabël si fëmijët, të rinjtë, gratë shtatzëna dhe personat me sëmundje kronike”, thuhet në njoftim.