STOLTENBERG: KEMI NDIHMUAR MALIN E ZI, DO TË KONSIDEROJMË NDIHMË SHTESË

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha që ai do të diskutojë nesër në një takim të ministrave të mbrojtjes së Aleancës se si ata mund të ndihmojnë aleatët për të luftuar koronavirusin, përfshirë Malin e Zi.

NATO filloi t’i përgjigjet shumë kohë më parë në masat që janë tashmë në fuqi nga janari dhe shkurti dhe shumë anëtarë të NATO-s dhe Agjencia e Prokurimit ndihmuan me pajisje mjekësore. Kjo vlen edhe për Malin e Zi, tha Stoltenberg në një konferencë për shtyp përpara një takimi të ministrave të mbrojtjes.

Komandanti i lartë i NATO-s në Evropë, gjenerali Todd Volters, është përgjegjës për koordinimin e ndihmës së nevojshme ushtarake për t’u marrë me krizën, tha Sekretari i përgjithshëm.

Mali i Zi do të përfitojë nga kjo. Hollanda tashmë ka vendosur të ndihmojë Malin e Zi me transportin e pajisjeve mjekësore nga Kina, Turqia gjithashtu i ka dhuruar pajisje mjekësore Malit të Zi. Aktualisht ne po përpiqemi të identifikojmë se ku kemi furnizime të tepërta dhe pajisje mjekësore, dhe përmes lehtësive tona të transportit ajror, të ndihmojmë Aleatët tonë. Ky është roli i koordinimit të NATO-s dhe mbështetjes direkte – tha Stoltenberg.

“Ne do të diskutojmë nesër se çfarë tjetër mund të bëjmë,” shtoi Sekretari i Përgjithshëm.

Sipas tij, detyra kryesore e NATO-s është të mbrojë mbi një miliardë njerëz në vendet anëtare.

Fokusi është në sfidat e menjëhershme, në shpëtimin e jetës dhe në ofrimin e sa më shumë mbështetje për civilët sa të jetë e mundur në trajtimin e krizës – tha Stoltenberg.

Ai tha se kriza në mënyrë të pashmangshme do të shkaktojë pasoja ekonomike, dhe ashpërsia e tyre do të varet nga kohëzgjatja e pandemisë.

Ai vuri në dukje se kërcënimet dhe sfidat me të cilat përballet NATO-ja nuk janë zhdukur me ardhjen e COVID-19, por mbesin.

Është e rëndësishme të përmendim bashkëpunimin e ngushtë që kemi me Bashkimin Evropian, të cilin po përpiqemi ta forcojmë dhe përmirësojmë, siç dëshmohet nga prania e Joseph Borell në mbledhjen e nesërme të ministrave të mbrojtjes, përfundoi Stoltenberg.

SHARE