Në bazë të rezultateve paraprake, për zgjedhjet lokale në komunën e Ulqinit , subjektet politike shqiptare fituan më së shumti mandate.
Sipas këtyre rezultate Forca e Re Demokratike fitoi 9 mandate, Koalicioni “Zgjohu Ulqin”,i përbërë nga Partia Demokratike, Lëvizja Perspektiva dhe Lidhja Demokratike në Mal të Zi, fituan 7 mandate dhe Unioni Demokratik i Shqiptareve fitojë 3 mandate. Kurse nga partitë qytetare Partia Demokratike e Socialistëve, ka fituar 9 mandate, Social Demokratët 3 mandate dhe Lëvizja Qytetare Ura 2 mandate.
Ndërkaq jashtë kuvendit komunal mbeten pa mandate Koalicioni i përbërë nga Fronti Demokratik dhe Partia Socialiste Popullore, Partia Social Demokratike, Partia Boshnjake dhe Mali i Zi Demokratik.
Ndërkaq gjatë ditës së djeshme Kryetari i Forcës së Re Demokratike menjëherë pas përfundimit zyrtar të orarit të votimit ka dalë me një deklaratë rreth ditës së zgjedhjeve. Ai në faqen e tij në FB, deklasoi se ”Fatkeqësisht edhe në këtë proces zgjedhor janë hasur parregullsi të ndryshme dhe janë zbuluar përpjekje të shumta për të blerë vota në forma të ndryshme”.
Kurse nga Koalicion “Zgjohu Ulqin”, deklaruan se për koalicione pas zgjedhore do të flasin ditët e ardhshme, dhe deklaruan se janë të sigurt se do të jenë përbërës të fuqishëm i pushtetit të ardhshëm lokal në Ulqin.
Ndërkaq bartësi i listës së PDS-së, Loro Nrekiq, deklaroi se subjekti i tij politik, fitoi më së shumti vota dhe kryetari i ardhshëm i Komunës do të jetë nga radhët e partisë së tyre.
Po në të njëjtën ditë u mbajtën edhe zgjedhjet lokale në Komunën e Beranes, ku sipas rezultateve paraprake, koalicioni PDS-SD-PB , fitoi 17 vende, ndërsa koalicioni I opozitës ” Berane e shëndoshë”, fitoi 14 vende dhe Mali i Zi demokratik katër mandate.
Për këtë rast, dje në mbrëmje lideri i Malit të Zi Demokratik Alleksa Beçiq, e shpalli fitoren në këtë komunë dhe theksoi se duke ju falënderuar Demokratëve, u ruajt pushteti që e mbante opozita në atë qytet.