MARKOVIQ URON FESTËN E PASHKËVE TË GJITHË BESIMTARËVE TË FESË KATOLIKE

Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq uroi Pashkët në emër të Qeverisë së Malit të Zi dinjitarëve të Kishës Katolike dhe besimtarëve të fesë katolike në Mal të Zi.

“Duke uruar festën e madhe të krishterë, dua që simbolika e fitores së jetës mbi vdekjen, dhe gëzimi i këtyre ditëve të Pashkëve, të rrëzojnë atë shqetësimin dhe frikën nga rreziku që ka goditur tërë botën, përfshirë edhe Malin e Zi. Mali i Zi shumë-konfesional dhe shumë-kulturor nderon dhe feston larmitë e saj, që na bashkojnë si shoqëri, në ndjekjen e përbashkët të së mirës për secilin nga ne,” thuhet në urimin e Kryeministrit Markoviq drejtur Arqipeshkvit të Tivarit, Imzot Rrok Gjonlleshaj.

Kryeministri Markoviq në urimin e tij theksoi se ditët dhe javët e kaluara, të sfidave të mëdha shëndetësore dhe ekonomike kanë treguar se shteti i Malit të Zi ka potencial dhe aftësi për të siguruar mbrojtje dhe siguri për çdo qytetar dhe familjen e tij.

“Duke besuar në të ardhmen e suksesshme të Malit të Zi, edhe një herë uroj festën e Pashkëve dhe uroj që ti kaloni në shëndet dhe paqe me familjen dhe të dashurit tuaj,” theksohet në urimin e Kryeministrit Markoviq drejtuar Arqipeshkvit Gjonlleshaj.

SHARE