KURTI NË SHKUP: VLERAT E BE-së DUHET TË BËHEN REFORMA NË BALLKANIN PERËNDIMOR

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se Plani i Rritjes të Ballkanit Perëndimor do të mundësojë të ketë bashkëpunim më të madh dhe ecje më të përshpejtuar drejt BE-së.

Kurti, në kuadër të takimit të liderëve rajonalë në Shkup të Maqedonisë së Veriut, me përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe SHBA-së tha se vlerat e BE-së duhet të bëhen reforma në rajon.

Në nisje të samitit, ai bëri të ditur se do të dorëzojnë listën e reformave dhe projekteve që Bashkimi Evropian mund të mbështetë në Kosovë.

“Vlerat e Bashkimit Evropian duhet të bëhen reforma tek ne, ndërkaq mbështetja e Bashkimit Evropian duhet të jetë edhe financiare. Plani i Rritjes nënkupton gjashtë miliardë euro për rajonin tonë, meqë rast sasia e mjeteve që merret varet nga punët e mira që bëjmë dhe nga performanca e suksesshme që e tregojmë. Republika e Kosovës sot do të dorëzojë listën e reformave të diskutuara, ndërkaq në ditët në vijim do të dorëzojmë edhe listën e projekteve indikative. Sa i përket reformave, aty në qendër e kemi reformën e Administratës Publike dhe të menaxhimit të financave publike, ndërkaq të projekteve e kemi ato për agjendën e gjelbër, digjitalizimin, investimet në sektorin privat dhe ngushtimin e hendekut infrastrukturor…Ky takim është shumë i rëndësishëm i cili do të mundësojë që të ketë sa më shumë bashkëpunim rajonal por edhe ecje më të përshpejtuar drejt Bashkimit Evropian, i cili është edhe qëllimi dhe fati ynë”, theksoi Kurti.

SHARE