Një anketë e realizuar në muajin dhjetor të vitit të kaluar në Kosovë ka treguar se 28 për qind e qytetarëve të Kosovës do të emigrojnë në pjesën e parë të vitit 2024, pas liberalizimit të vizave.
Sipas të anketuarve shkak për emigrimin e tyre është janë arsyet ekonomike, teksa destinacionet ë kryesojnë janë Gjermania me mbi 71%, ndjekur nga Zvicra me 11.7% dhe Austria me 5.3%.
Ndërkohë shumica e qytetarëve që po planifikojnë të emigrojnë janë persona që kanë të përfunduar vetëm shkollimin e mesëm.
Sipas anketës sektorët që do të preken më shumë nga largimi i forcës punëtore janë ai i ndërtimit, gastronomisë, tregtisë dhe prodhimit.
Këto sektorë kanë numrin më të lartë të të punësuarve, megjithëse pagat vazhdojnë të jenë të ulëta. Sipas raportit, pritje një rritje e pagave krahasuar me sektorët tjerë teksa gjatë vitit të kaluar është vënë re se ka pasur ndryshim të pagave në përgjithësi.
Që nga viti 2012 e deri në vitin 2022 kanë emigruar mbi 338 mijë qytetarë nga Kosova.