GABRIEL ATTAL BËHET KRYEMINISTRI MË I RI NË HISTORINË MODERNE TË FRANCËS

Presidenti francez, Emmanuel Macron emëroi ministrin e Arsimit, Gabriel Attal për të zëvendësuar Elisabeth Borne si kryeministër.

Në deklaratën nga Pallati Elysee thuhet se presidenti Macron emëroi Gabriel Attal si kryeministër dhe i dha mandatin për formimin e qeverisë.

34-vjeçari Attal u bë poseduesi i titullit “Kryeministri më i ri i Francës”, i mbajtur më parë nga Laurent Fabius.

Attal ishte ndër emrat e përmendur për postin e kryeministrit pasi Borne i dorëzoi dje dorëheqjen presidentit Macron. Attal, i cili u emërua ministër i Arsimit vitin e kaluar në vend të Pap Ndiaye, ishte anëtari “më i ri” në mesin e anëtarëve të qeverisë në 65 vitet e fundit.

Ndalimi i Attalit për të veshur abaya (fustan të gjatë) në shkollat ​​publike, me arsyetimin se ishte kundër laicizmit, shkaktoi polemika gjatë periudhës së tij të ministrisë.

Vendimi i “ndalimit të abaya-s” i marrë në vend më 27 gusht 2023 u soll në Këshillin e Shtetit me arsyetimin se cenonte të drejtat dhe liritë dhe Këshilli i Shtetit vendosi se ndalimi “nuk cenon të drejtat për respektimin e jetës private, adhurimit dhe edukimit”.

SHARE