SPAJIQ: DASHURIA DHE OPTIMIZMI QË SJELLIN KRISHTLINDJET QOFSHIN GJITHMONË TË PRANISHME

Kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq ka dërguar një mesazh urimi për klerikët e Kishës Katolike në Mal të Zi dhe për të gjithë qytetarët që festojnë Krishtlindjet sipas kalendarit gregorian.

Në një mesazh drejtuar kryepeshkopit të Tivarit, imzot Gjonlleshaj dhe peshkopit të Kotorrit, imzot Shtironja, Spajiq uroi “festën e gëzueshme të krishterë, me urimet më të sinqerta për suksese të mëtejshme në misionin dhe jetën e tyre”.

“Unë dua që ne të vazhdojmë së bashku për të krijuar një të nesërme më të mirë, për të përmirësuar shoqërinë tonë përmes entuziazmit, tolerancës dhe solidaritetit dhe të jemi shembull i një procesi të suksesshëm integrues. Qoftë gjithmonë të pranishme dashuria dhe optimizmi që sjell Dita e Lindjes së Krishtit”, tha kryeministri.

SHARE