MILLATOVIQ: KRISHTLINDJET DUHET TË KUJTOJNË VLERAT E TOLERANCËS

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, ka uruar të gjithë qytetarët që festojnë Krishtlindjet sipas kalendarit gregorian, festën e lindjes së Krishtit.

“I uroj të gjithë qytetarët që festojnë Krishtlindjet sipas kalendarit gregorian festën e lindjes së Krishtit”, ka thënë Millatoviq në urimin e tij.

Ai uroi që dita e Krishtlindjeve dhe festa e ardhshme më e gëzueshme e krishterë – Krishtlindja, të sjellë paqe në të gjitha zemrat dhe që ditët e shenjta t’i kaloni në gëzim dhe dashuri me të dashurit tuaj.

“Le të na kujtojnë ditët e Krishtlindjeve vlerat e përjetshme të tolerancës dhe respektit të ndërsjellë, në mënyrë që të vazhdojmë të ushqejmë dhe përmirësojmë harmoninë tonë të përgjithshme shoqërore dhe ndërfetare”, tha Millatoviq.

SHARE