MILLATOVIQ: TESTIMI PISA ËSHTË NJË ALARM I KUQ, DUHET TË TRAJTOHEN EDHE DIPLOMAT FALLCO

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, tha se rezultatet e testit PISA të nxënësve në Mal të Zi, të cilat janë më të këqija se në vitin 2018, janë alarm i kuq për mbarë vendin.

Ai tha se shkolla është shtylla kurrizore e zhvillimit të vendit dhe se reforma është e nevojshme për hir të rezultateve dhe progresit.

“Unë mendoj se në radhë të parë është rezultat i një pakujdesie që ka ekzistuar në sistemin arsimor të Malit të Zi. Unë kam pritshmëri të mëdha nga Qeveria, nga ministrja Angjella Jakshiq Stojanoviq që t’i trajtojë të gjitha problemet e akumuluara, sepse Mali i Zi mund të ecë përpara vetëm nëse sistemi ynë arsimor ec përpara”, tha Millatoviq.

Duke e çuar përpara sistemin tonë shkollor, thotë presidenti, kjo nënkupton kujdes shtesë për kapacitetet hapësinore, stafin mësimdhënës dhe nxënësit tanë.

“Reforma duhet për hir të rezultateve dhe progresit”, theksoi ai dhe shtoi se për këtë është i nevojshëm unitet. Ai theksoi se diplomat fallco janë vrima në bazën e njohurive të Malit të Zi.

“Duhet të trajtohet. Ministrja ka mbështetje të fortë nga presidenti i Malit të Zi”, tha ai.

Ai tha se shkolla “Oktoih” nuk ka kapacitete adekuate hapësinore dhe theksoi se do të iniciojë ndërtimin e pavijonit.

“Ministria duhet të dëgjojë nevojat e shkollave tona fillore dhe t’i zgjidhë ato në të mirë të nxënësve dhe komunitetit”, tha ai.

SHARE