Trishtimi, Emocioni i Fshehur – Simptomat, Shkaqet dhe Trajtimet

Paniku, ankthi , trishtimi apo depresioni janë nga fjalët që përdoren më shumë për të shpjeguar problemet psikologjike shëndetësore.

Por ekziston dhe një gjendje shpirtërore, pikëllimi, që shpesh herë anashkalohet apo merret për tjetër gjë.

Prandaj duhet të arrihet një diferencim mes tyre.

Tre gradat e shqetësimit që sjell pikëllimi dhe simptomat

Ankthi i shëndetshëm është reagimi normal ndaj një rreziku apo një situate sprovuese gjatë jetës.

Ankthi patologjik është reagimi i çekuilibruar ndaj një gjendje alarmuese si pasojë e një rreziku pak a shumë real. Pra një gjendje e vazhdueshme e të qenit në tension pa një shkak të qartë.

Pikëllimi është një gradë më lartë. Lidhet me një gjedje shpirtërore mbytëse ku trupi dhe mendja janë thuajse të paralizuara.

Kjo si pasojë e emocioneve të brendshme apo ndaj faktorëve të jashtëm, që janë shumë intensivë dhe të shpeshtë sa nuk i japin kohë organzimit të normalizohet.

Nëse ankthi është sinjali i një energjie që kërkon në një mënyrë a tjetrën që të gjej një zgjidhje. Pikëllimi sinjalizon se muret mbrojtëse të organizmit kanë rënë dhe se gjendja shpirtërore është rrethuar nga një atmosferë negative.

Ndjesia e pikëllimit: emocionet në udhëkryq

Personat që preken nga pikëëlimi nuk kanë ndjesinë se diçka e keqe do të ndodhi, si në rastin e panikut. Pikëllimi është ndjesia ku “rreziku” është duke ndodhur.

Pikëllimi qëndron në gërshetimin e tre gjendjeve: është më e rënduar emocionalisht se ankthi, vjen përpara panikut dhe nëse zgjat për shumë gjatë krijon bazat e forta të depresionit.

Prandaj nevojitet që të trajtohet dhe kurohet.

Pikëllimi: çfarë rrezikon nëse nuk kuptohet në kohë

Nëse trajtohet si një ankth ‘i lehtë’, duke e trajtuar me teknika të relaksimit, nënvlerësohet dhe rrezikon të kthehet në gjendje kronike duke e çuar në një krizë depressive.

Nëse trajtohet di depresion, në rastin kur mjekohet me medikamente, rrezikon që të nxitet një shpërthim euforie patologjike që mund të hapi rrugë problemeve si bipolariteti.

Nëse trajtohet si panik, duke e trajtuar me qetësues mjekësor, kjo gjendje vetëm shtypet dhe bllokohet brenda trupit duke dhënë pasoja fizike.

Kur kalon e pa trajtuar rrezikon shkaktimin e një krize depressive apo një shqetësimi të rëndë paniku.

Këshillat e sakta për zbutur simptomat e pikëllimit

Pikëllimi shfaqet në disa momente kur problemet e pazgjidhura duken sikur grumbullohen të gjitha.

Kështu mund të:

Këshilloheni me specialist të fushës së psikologjisë, për të kuptuar kështu dhe gradën e shqetësimit mjekësor.

Nëse shpejtoni dhe përdorni kurimin e gabuar mjekësor, rrezikoni rezultatet e një analize të saktë mekësore.

Personat që preken nga kjo gjendje, vuajnë nga ndjesia e ‘boshllëkut’. Duke qenë më i hapur ndaj projekteve të reja arrin të neutralizojë këto emocione negative.

Më kryesorja është të kërkoni ndihmë. Shumë nga rastet e ankthit, panikut apo depresionit anashkalohen pasi personi që vuan nuk kërkon ndihmë si mjekësore por dhe nga familja.

Mos qëndroni vetëm. Një nga pikat kyçe të kësaj gjendjeje është vetmia, e cila duhet të luftohet. Mjafton që të merrni dikë në telefon, apo të dilni për një kafe dhe sikur për një ecje. Shoqëria arrin të neutralizojë djesitë negative dhe lejon kalimin e krizës emocionale në mënyrë të sigurt.

SHARE