LQ URA KA NDRYSHUAR NË KUVEND NDRYSHIMET NË LIGJIN PËR FOND PIO, PROPOZOJNË QË TË GJITHË TË DALIN NË PENSION 64 VJEÇ

Deputetët e Lëvizjes Qytetare URA kanë dorëzuar në procedurë parlamentare amendamentet e Ligjit për sigurimin pensional dhe invalidor (PIO), me të cilat rikthehet kufiri i moshës si kusht për daljen në pension.

Kreu i klubit parlamentar të LQ URA, Millosh Konatar, tha se me ndryshimin e nenit 17, kanë rifutur paragrafin 1, i cili parashikon që të siguruarit të fitojnë kushtin për pension në moshën 64 vjeç dhe 15 vjet shërbim.

“Me zgjidhjen e re, si burrat ashtu edhe gratë në Mal të Zi do të fitonin të drejtën e pensionit në moshën 64 vjeçare, pas së cilës të siguruarit do të vendosin vetë nëse duan të dalin në pension menjëherë pas plotësimit të kushteve, apo nëse duan të vazhdojnë punën,“ tha Konatar në konferencën për shtyp.

Ai tha se pret që Qeveria të dalë sa më shpejt për këtë propozim dhe se ndryshimet e ligjit të jenë sa më shpejt në rend dite të Kuvendit.

SHARE