Faruk Resulbegoviq është zgjedhur gjyqtari i shtatë i Gjykatës Kushtetuese në seancën e sotme të Kuvendit të Malit të Zi.
Për zgjedhjen e Faruk Resulbegoviqit votuan gjithsej 77 deputetë, pro votuan 56 deputetë, ndërsa 21 deputetë abstenuan.
Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi Andrija Mandiq pas votimit të deputetëve ka njoftuar se propozimi është miratuar dhe se gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese është zgjedhur Faruk Resulbegoviq.
Resulbegoviq bëri betimin.
“Betohem se do ta kryej funksionin e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese me nder, ndërgjegje, në mënyrë të drejtë dhe të paanshme sipas Kushtetutës dhe ligjit”, tha Resulbegoviq.