PDS-ja, SD DHE KËSHILLAT E KOMBEVE PAKICË NËNSHKRUAN NJË MARRËVESHJE MBI REGJISTRIMIN

Partia Demokratike e Socialistëve (PDS), Socialdemokratët (SD) dhe Këshillat e kombeve pakicë nënshkruan sot marrëveshjen për kushtet e mbajtjes së regjistrimit të popullsisë.

“Ne presim që kjo Marrëveshje, e cila përmban të gjithë elementët thelbësorë të kërkesave tona në lidhje me kontrollin dhe transparencën e procesit, do të krijojë kushtet për mbajtjen e një regjistrimi legjitim, të kontrolluar dhe të besueshëm, rezultatet e të cilit do të respektohen nga të gjithë,” thuhet në deklaratën e përbashkët të kryetarëve të Këshillave të kombeve pakicë.

Për të kontrolluar regjistrimin, Qeveria ofroi zhvillimin e softuerit, zgjerimin e komisioneve të regjistrimit, kontrollin e futjes së të dhënave, kontroll shtesë përmes numërimit manual të të dhënave për kombësinë, fenë dhe gjuhën, mbikëqyrjen parlamentare të regjistrimit, ndalim partive për të kryer fushata për regjistrim, përzgjedhje të regjistruesve të rinj dhe instruktorëve të tyre…

SHARE