Gjashtë Mënyra Natyrale si të Eliminoni Gurët në Veshka

Gurët në veshka formohen në momentin kur keni kristale të ngurta.

Këtu përfshihet kalçiumi, oksalati dhe acidi urik, të cilat nuk mund të treten.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për 6 mënyra të lehta se si të trajtoni problemin e gurëve në veshka.

Uthull Molle

Uthulla e mollës është e pasur me acid citrik dhe ndihmon në shkrirjen e gurëve në veshka.

Ajo rikthen nivelin e alkalinës në gjak dhe urinë dhe eliminojnë toksinat.

Për të shfrytëzuar këto përfitime, përzieni 2 lugë gjelle me uthull molle në 200 ml ujë dhe pijeni gjatë ditës.

Sasia e rekomanduar ditore e kësaj kure është më pak se një gotë uji në ditë.

Nëse konsumoni më shumë, uthulla e mollës mund të ulë nivelet e kaliumit dhe të shkaktojë osteoporozë.

Uji

Uji ndihmon në përshpejtimin e nxjerrjes së gurëve nga organizmi.

Mungesa e ujit është në fakt një nga shkaqet kryesore të formimit të gurëve në veshka.

Njerëzit që kanë gurë në veshka rekomandohet të pijnë të paktën 12 gota me ujë në ditë.

Ata duhet të shmangin në çdo mënyrë dehidratimin.

Selinoja

Selinoja ndihmon në eliminimin e toksinave që kontribuojnë në formimin e gurëve në veshka.

Ajo gjithashtu përshpejton nxjerrjen e toksinave nga trupi.

AgroWeb.org rekomandon zierjen e një ose më shumë kërcenj selinoje në ujë të pijshëm.

Lëngun pijeni disa herë gjatë ditës.

Megjithatë, njerëzit që vuajnë nga tensioni i ulët i gjakut duhet të mos e konsumojnë këtë tonik.

Fasulet

Fasulet janë një burim i shkëlqyer magnezi, një mineral që zbut simptomat e gurëve në veshka.

Lëngu i fasuleve të ziera përmirëson shëndetin e përgjithshëm të veshkave dhe thërrmon gurët në veshka.

Ju mund t’i zieni fasulet për rreth 6 orë dhe më pas ta kulloni lëngun në një kavanoz të pastër.

Lëngun mund ta konsumoni gjatë gjithë ditës.

Lulerradhiqja

Lulerradhiqja është një aleate e veshkave.

Lëngu i saj konsiderohet si një tonik i shëndetshëm për veshkat dhe për prodhimin e lëngjeve biliare.

Lulerradhiqja është e pasur me vitaminat A, B,C,D dhe kalium, hekur dhe zink.

Ju mund ta zieni atë si çaj dhemund të shtoni edhe lëkura portokalli, xhenxhefil e mollë.

Doza e rekomanduar e këtij toniku është 3-4 filxhanë çaji në ditë.

Lëngu i Shegës

Lëngu i shegës ul nivelin e aciditetit dhe shmang rrezikun e formimit të gurëve në veshka.

Ky lëng shërben si pastrues për organizmin dhe thërrmon gurët në veshka.

Lëngun mund ta pini sa herë të doni gjatë ditës, sepse ofron vlera të panumërta për të gjithë trupin./AgroWeb.org

SHARE