Llojet e Ndryshme të Kollës – Mësoni Trajtimet e Duhura

Kolla nuk na ndahet, sa herë që ftohet koha dhe vijnë virozat.

Ajo mund të jetë acaruese dhe drobitëse, shpesh e dhimbshme duke ngjallur edhe frikë për shëndetin.

Kolla klasifikohet në disa kategori, kryesisht në bazë të shkakut dhe jo çdo kollë trajtohet njësoj.

Kolla e Thatë

Kolla e thatë shfaqet pas gripit dhe të ftohurës.

Në shumicën e rasteve kjo kollë largohet vetë, megjithatë ajo mund të bëhet kronike nëse personi vuan nga:

  • Astma
  • Urthi,
  • Kanceri i mushkërive.

Kjo kollë largohet me shurup.

Kolla Me Sekrecione

Kjo kollë shoqërohet me sekrecione dhe zakonisht shfaqet pas një infeksioni por edhe gripi dhe e ftohura.

Në disa raste, sekrecionet kanë njolla gjaku, por ju duhet të shqetësoheni vetëm nëse njollat janë të një ngjyre të errët dhe sekrecionet përmbajnë copa ushqimesh.

Hidratimi është i rëndësishëm por ai duhet shoqëruar me medikamente si: shurup kolle, medikamente kundër dhimbjes dhe pomada për kraharorin.

Kolla e Fortë

Kjo kollë ndodh si pasojë e një infeksioni bakterial që shpërndahet lehtë.

Ajo shoqërohet me simptoma si të të ftohurës apo gripit dhe zakonisht është shumë e fortë, a thua se do të të shkulen organet nga trupi.

Një infeksion i tillë mund të shpërndahet tek njerëzit brenda dy javësh që nga shfaqja e kollës.

Mënyra më e mirë e mbrojtjes nga kjo kollë është vaksinimi dhe në mungesë të tij, kolla mund të trajtohet me antibiotikë.

Kolla Kronike

Kolla mund të bëhet kronike nëse zgjat mbi 8 javë.

Ajo sinjalizon një sëmundje të fshehur.

Shkaqet e kollës kronike janë:

  • Infeksion i patrajtuar në rrugët e frymëmarrjes,
  • Alergjitë,
  • Duhani,
  • Ekspozimi ndaj mykut dhe pluhurat,
  • Sëmundje të mushkërive,
  • Probleme me gëlltitjen.

Kur Duhet Të Shkoni Tek Mjeku?

Në shumicën e rasteve, kolla nuk përbën një problem serioz.

Megjithatë, ju duhet të shkoni tek mjeku në rastet kur:

  • Kolla vështirëson frymëmarrjen,
  • Kolla zgjat disa javë,
  • Kolla nuk largohet edhe pas trajtimit
  • Kolla nxjerr sekrecione me njolla gjaku./AgroWeb.org
SHARE