VUÇIQ ‘SFIDON’ PERËNDIMORËT / ‘NJOHJA E PAVARËSISË SË KOSOVËS NUK ËSHTË ÇËSHTJE PËR NE’

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq në konferencën e përbashkët me shefen e komisionit europian Ursula Von der leyen, tha se njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është cështje, duke sfiduar edhe njëherë thirrjet e diplomaciisë perëndimore për përmbushjen e detyrimeve për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Vuçiq tha se Serbia e ka të qartë se cfarë nuk mund të bëjë kundër Kushtetutës së saj dhe se për këtë qëndrim që mban shteti i tij janë janë njoftuar edhe partenrët.

Von der Leyen nga ana tjetër e cilësoi jetike angazhimin drejt normalizimit të marrëdhëniesve mes Kosovës dhe Serbisë.

Lidhur me angazhimin e normalizimit të marrëdhënineve mes dy vendeve, Kancelari gjerman Olaf Scholz, Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni zhvilluan takime javën e kalaur edhe me kryeministrin Albin Kurti dhe me presidentin serb Aleksandër Vuçiq.

Pas takimeve, në një deklaratë të përbashkët ata kërkuan që Kosova të nisë procedurën për themelimin e Asociacionit ndërsa Serbia të njohë de-facto shtetësinë e Kosovës.

Vuçiq tha se në propozimin e ofruar nga diplomacia perëndimore janë përfshirë rreth 22 parime të nënshkruara tetë vjet më pare, nga vetë ai dhe Isa Mustafa dhe një pjesë e mirë e këtyre parimeve qëndrojnë në projekt statut.

Nga ana tjetër, Kurti u shpreh se ishte i gatshëm të nënshkruante propozimin për Asociacionin i cili parashikon që Gjykata Kushtetuese të jap vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe sipas tij është shkruar me kujdes ndaj shkronjës dhe strukturës kushtetuese të vendit.

SHARE