Parlamenti i Malit të Zi zgjodhi Qeverinë e 44-të të kryeministrit Millojko Spajiq. Për zgjedhjen e qeverisë së re votuan 46 deputetë, 19 ishin kundër dhe një abstenoi. Diskutimi në Kuvend ka zgjatur gjithë natën. Qeveria e Millojko Spajiqit ka tre zëvendëskryeministra, dy nënkryetarë të departamenteve dhe 17 ministra.
Pas zgjedhjes së Qeverisë, kryeministri Millojko Spajiq bëri betimin në Kuvend, ku thuhet: “Betohem se do t’i kryej detyrat e mia sipas Kushtetutës dhe ligjit, me nder, përgjegjësi dhe ndërgjegje.”
Në Kuvend, Spajiq lexoi vetëm një pjesë të ekspozesë, pra vetëm një pjesë të shkurtër të planit të punës së Qeverisë së 44-të, gjë që solli kritika të ashpra nga opozita, e cila e akuzoi për mosrespektim të Kuvendit.
PDS dhe SD thanë se qeveria e 44-të është kundër Malit të Zi, anti-evropiane dhe pro-ruse. Ata thonë gjithashtu se nuk do të zgjasë shumë sepse siç thonë ata është ndërtuar mbi themele të gabuara.
Debati në Kuvend u karakterizua nga polemika të mprehta mes Spajiqit dhe ish-kryeministrit dhe liderit të LQ URA, Dritan Abazoviq.
Spajiq tha se qeveria do të zgjasë katër vjet, se nga 1 janari i vitit të ardhshëm pensioni minimal do të jetë 450 euro dhe se paga mesatare do të jetë 1000 euro në vit pas formimit të qeverisë.
Abazoviq tha se Spajiq do të marrë një miliard euro hua, nga të cilat do të marrë 10 milionë.
Përbërja e Qeverisë së 44-të:
Zëvendëskryeministër për Siguri, Politikë të Brendshme, Evropë dhe Punë të Jashtme – Alleksa Beçiq
Zëvendëskryeministër për Sistemin Politik, Gjyqësor dhe kundër Korrupsionit – Momo Koprivica
Zëvendëskryeministër për Punë, Arsim, Shëndetësi dhe Çështje Sociale – Srgjan Paviqeviq
Zëvendëskryeministër për Politikë Ekonomike dhe Ministër i Zhvillimit Ekonomik – Nik Gjeloshaj
Zëvendëskryeministër për Demografinë dhe Rininë dhe Ministër i Sportit dhe Rinisë – Dragosllav Shqekiq
Ministër i Punëve të Jashtme – Fillip Ivanoviq
Ministër i Transportit dhe Punëve Detare – Fillip Radulloviq
Ministër i Planifikimit Hapësinor, Urbanizmit dhe Pronës Shtetërore – Janko Odoviq
Ministre e Çështjeve Evropiane – Maida Gorçeviq
Ministër i Financave – Novica Vukoviq
Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit – prof. Dr.Angjella Jakshiq Stojanoviq
Ministër i Drejtësisë – Andrej Milloviq
Ministre e Punës dhe Mirëqenies Sociale – Naida Nishiq
Ministër i Shëndetësisë – Dr. Vojisav Shimun
Ministër i Energjisë dhe Minierave – Prof. Dr Sasha Mujoviq
Ministër i Punëve të Brendshme – Danillo Sharanoviq
Ministër i Mbrojtjes – Dragan Krapoviq
Ministër i Turizmit, Ekologjisë, Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Zhvillimit të Veriut – Vlladimir Martinoviq
Ministre e Kulturës dhe Mediave – Tamara Vujoviq
Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave – Vlladimir Jokoviq
Ministër i Administratës Publike – Marash Dukaj
Ministër i të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave – Fatmir Gjeka