Ministri i Drejtësisë Marko Kovaç ka refuzuar kërkesën e Kosovës për ekstradimin e shtetasit serb Momçilo Vukotiq (61), konfirmohet për “Vijesti” nga Ministria e Drejtësisë.
Autoritetet e Kosovës e akuzojnë Vukotiqin për krime lufte kundër popullatës civile.
Ai u arrestua në Mal të Zi dhe ndodhet në paraburgim ekstradimi.
Gjykata konstatoi se janë plotësuar kushtet ligjore për ekstradim, por ministri i Drejtësisë e ka refuzuar kërkesën për ekstradim pasi mendon se është shkelur neni 3 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Liritë Themelore.
Vukotiqi dyshohet se ka kryer veprën penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile në vitin 1999, në territorin e Pejës.