Sot, kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj u takua me kryetaren e Odës Ekonomike të Malit të Zi, dr. Nina Drakiq, me të cilën nënshkruan Kontratën për Hyrjen e Komunës së Tuzit në Procesin e Standardit BFC, që u jepet komunave/qyteteve me ambient sipas kritereve të bashkësisë së biznesit.
Komuna e Tuzit është komuna e katërt në Mal të Zi që po i bashkëngjitet këtij procesi.
Kontrata nënkupton verifikimi e vetëqerverisjes lokale për përfitimin e certifikatës mbi plotësimin e stardardeve BFC SEE.
Kryetarja Drakiq, deklaroi se ky është momenti më i mirë që Komuna e Tuzit të futet në këtë program që zgjat një vit, sepse nëpër këtë program bëhet avancimi i organizimit dhe procedurave interne të vetëqeverisjes lokale për të mirën e komunës.
Sipas saj, Komuna e Tuzit ka kapacitete të konsiderueshme për zhvillim në të gjitha segmentet.
Ndërsa, kryetari Gjeloshaj deklaroi, se kjo është edhe një mundësi për rrjetëzimin e komunës së Tuzit me komunat/qytetet që vetëm janë pajisur me këtë certifikatë.
„Komuna jonë është ideale për tëreheqjen e investitorëve dhe për zhvillimin e biznesit, jo vetëm për shkak të pozitës, por edhe dëshirës dhe punës sonë të madhe të arrijmë aty ku mendojmë se është vendi i komunës sonë, në mesin e komunave të zhvilluara, jo vetëm në Mal të Zi,“ theksoi Gjeloshaj.
BFC SEE është program unik për vlerësimin dhe përmirësimin e kushteve për të bërë biznes dhe investime në nivelin lokal. Programi siguron plan të qartë dhe një udhërrëfyes komunave/qyteteve për krijimin e një mjedisi të favorshëm biznesi dhe njohjen e tyre në aspektin ndërkombëtar, si administratë vendore, efikase dhe transparente. Për investuesit dhe bizneset ky siguron një qendrueshmëri se mjedisi ofron klimën më të mirë të investimeve dhe potencial të madh të zhvillimit.
Në takim morën pjesë edhe sekretarja për zhvillim dhe projekte të komunës së Tuzit, Adela Bahoviq, këshilltari i kryetares së Odës Ekonomike Dragoblub Bullatoviq dhe drejtori i Sektorit për Analizë dhe Hulumtime, Milan Shestoviq.