KËTË JAVË ‘SHKRUHET’ FATI I DIALOGUT / KOSOVA DHE SERBIA PËRBALLË SPROVËS SË MADHE

Kjo javë shihet si afati kur Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë hedhin hapin kryesor në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, duke pranuar disa kërkesa dhe propozime që ua kanë paraqitur të shtunën pesë të dërguar të lartë perëndimorë.

Burimet diplomatike në BE, e konfirmojnë këtë por nuk japin detaje se cfarë propozimesh konkrete u janë dorëzuar Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiqit.

Megjithatë, ata thonë se “afati për t’u deklaruar është shumë i shkurtër dhe se Prishtina e Beogradi duhet të japin një përgjigje deri të enjten, kur në Bruksel takohen shefat e shteteve apo qeverive të BE-së në samitin e Këshillit Evropian”.

Në një deklaratë të Qeverisë së Kosovës u tha se “pesë të dërguarit perëndimorë ofruan planin e tyre të ri për ecjen përpara, për çfarë kryeministri shprehu falënderimet dhe vlerësimet e tij”. Por nuk pati asnjë të dhënë se për cfarë plani bëhej fjalë.

Në anën tjetër, edhe Vuçiq tha se e pret një javë shumë e vështirë dhe se të dërguarit perëndimorë e kanë vendosur përballë zgjedhjeve shumë të vështira po ahstu.

Kurti edhe Vuçiç ndërkohë pritet të jenë në Bruksel të enjten dhe, nëse do të ketë përparim prej tyre, atëherë në konkluzionet e samitit të BE-së pritet të përfshihet një porosi për Kosovën dhe Serbinë dhe procesin e dialogut.

Disa burime diplomatike në Bruksel thonë se kërkesat për Kosovën kanë të bëjnë me pranimin e një drafti për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërsa ato për Serbinë me respektimin pa kushte të obligimeve nga aneksi i pranuar në Ohër për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

SHARE