ZENKA NUK E MBËSHTET QEVERINË E 44-të TË MALIT TË ZI

Më 12 tetor 2023, Unioni Demokratik i Shqiptarëve mbajti mbledhjen e Këshillit Qendrorë ku njëzëri u vendos që të mos përkrahet kjo përbërje e re e Kuvendit gjegjësisht Qeverisë, sepse është krejtësisht në kundërshtim me parimet programore dhe ideologjike të tyre.

„Ne ishim të gatshëm të ndihmonim duke marrë pjesë në një qeveri (pa poste ministrore), ku do të mbizotëronte shpirti i Malit të Zi qytetar, por fatkeqësisht nuk kishte forcë dhe gatishmëri të mjaftueshme, ndaj mbizotëruan idetë dhe forcat që e çojn Malin e Zi në luftë për mbijetesë. Shpresuam këto ditë që të mbizotëronte arsyeja dhe ideja e Mali të Zi qytetar dhe multinacional, por më kotë. Prandaj mbetet ne fuqi vendimi i Këshillit Qendrorë që UDSH nuk ka cfarë të kerkojë në shoqërinë e politikave të prapambetura dhe retrograde, të cilat e largojnë Malin e Zi çdo ditë e më shumë nga idetë euroatlantike,“ thuhet në deklaratë të UDSH-së.

UDSH i qendron besnike parimeve të saj, se vetem një Mal i Zi i integruar në BE dhe NATO mund të jetë garanci për mbijetesë.

SHARE