QEVERIA DO TË DËRGOJË NDIHMA PËR CIVILËT NË PALESTINË

Qeveria e Malit të Zi vendosi sot të dërgojë ndihma për civilët në Palestinë, ndërsa Ministria e Financave do ta përcaktojë shumën më vonë.

Qeveria në këtë mënyrë pranoi iniciativën e 40 organizatave joqeveritare për dërgimin e ndihmave për civilët në Palestinë, dhe kryeministri Dritan Abazoviq në seancën e sotme e vlerësoi atë kërkesë si plotësisht të justifikuar.

“Për të ndihmuar financiarisht qytetarët e Palestinës, civilët, fëmijët që u gjendën në vështirësi të jashtëzakonshme pas fillimit të luftës midis Izraelit dhe Hamasit. Ne nuk mbajmë anë, ne udhëheqim një politikë paqeje dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Ne ndihmuam Turqinë kur ndodhi tërmeti, ne e ndihmuam Slloveninë kur pati përmbytje, për të mos përmendur Ukrainën, në përqindje më shumë se disa superfuqi evropiane”, tha Abazoviq.

Paratë, siç shpjegoi kryeministri, do të dërgoheshin përmes programit të Kombeve të Bashkuara.

SHARE