GJELOSHAJ: VENDIMI I FORUMIT SHQIPTAR SONTE

Bartësi i listës së Forumit Shqiptar, Nik Gjeloshaj, njoftoi se vendimi i Forumit Shqiptar për formimin e Qeverisë do të merret sonte.

„Në bazë të marrëveshjes së propozuar, 4 çështje kyçe të politikës së jashtme për Forumin Shqiptar, të cilat nuk mund dhe nuk do të vihen në dyshim, do të konfirmohen nga të gjithë përbërësit e qeverisë së re me nënshkrimin e marrëveshjes, konkretisht janë:

1. Shteti i Malit të Zi është anëtar i NATO-s

2. Shteti i Malit të Zi ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës.

3. Shteti i Malit të Zi dënoi agresionin rus dhe mbron të drejtat e Ukrainës;

4. Shteti i Malit të Zi vendosi dhe mbështet sanksionet e BE-së kundër Rusisë;

Dhe garancioni se nuk mund dhe se nuk do të vihet në dyshim është përbërja e Qeverisë së 44-të së Malit të Zi, e cila sipas Kushtetutës zhvillon politikën e brendshme dhe të jashtme!,“ shkruhet në njoftimin e Gjeloshajt në rrjetet sociale.

Ai rikujtoi se në propozimin e marrëveshjes, theksohet se koalicioni „Për të ardhmen e Malit të Zi“ do ta mbështesë Qeverinë pa pjesmarrje direkte.

SHARE