Kryesia e Demokratëve ka pranuar marrëveshjen për formimin e qeverisë, e ka konfirmuar sekretari i kësaj partie, Boris Bogdanoviq.
Demokratët nuk kanë marrë ende një vendim për kandidatët për ministra.
Në qeverinë e re, Demokratëve do të duhej tu takonin këto poste: zëvendëskryeministër për Siguri, Sistemin Politik dhe Politikën e Brendshme, nënkryetar për Çështjet Evropiane dhe Punë të Jashtme, dhe ministrat e punëve të brendshme, mbrojtjes, turizmit, ekologjisë, zhvillimit të qëndrueshëm dhe zhvillimit të veriut, si dhe të kulturës dhe medias.
Demokratët do të marrin edhe postin e nënkryetarit të Kuvendit nga gjinitë më pak të përfaqësuara.