Çfarë Sjell Kërcitja e Gishtave dhe Veset e Dëmshme

Njeriu krijon zakone të përditshme.

Kjo zgjedhje mund të jetë në të mirë ose në të keq të organizmit.

I tillë është rasti i zakoneve të mëposhtme të renditura nga AgroWeb.org të cilat mund t’i bëjmë pa vetëdije, por që kanë një ndikim të fortë në trup dhe mendje.

Zgjedhjet e këqija për shëndetin

Kërcitja e gishtave

Të gjithë e bëjnë herë pas here.

Zhurma ‘krrak’ që lëshojnë kockat e gishtave jo vetëm që acaron njerëzit përreth por dëmton duart.

Lëvizja e kockave lehtësohet nga një substancë e quajtur synovial.

Zhurma që dëgjoni është kur bulëzat e këtij lëngu pëlcasin.

Nëse i kërcisni gishtat gjatë gjithë kohës,  duart do t’ju enjten dhe do të keni një shtrëngim të kockave.

Me kalimin e viteve kockat e duarve tuaja do të humbasin lëvizshmërinë normale.

Ngrënia e thonjve

Nëpërmjet këtij zakoni ju dëmtoni lëkurën e thonjve duke e infektuar atë, por edhe dhëmbët.

Gishtat dhe thonjtë përmbajnë shumë baktere të cilat përfundojnë në gojë.

Pra jo vetëm duart, por edhe hidhena e gojës duemtohet nga ky zakon që shoqëron ankthin.

Muzika me volum të lartë

Tingulli matet me decibel dhe niveli normal për trurin është 60.

Volumi i kufjeve duhet mbajtur nën 60 decibel.

Për më tepër, shkencëtarët thonë që nuk duhet të dëgjoni muzikë për disa orë rrjesht.

Me siguri do të humbisni dëgjimin me kalimin e moshës.

Lundrimi në internet përpara gjumit

Dritëzat që lëshojnë telefonët, kompjutërët dhe televizori ju shpërqendrojnë dhe ju lënë zgjuar.

Çdo lloj drite teknologjike që hyn në dhomën e gjumit mund të shkaktojë dëmtim të qelizave, por edhe diabet, mbipeshë dhe sëmundje zemre.

Më mirë lexoni një libër dhe bëni një gjumë të mirë.

Të qëndruarit ulur

Karrigia ose divani është miku më i mirë i shumë shqiptarëve.

Por të qëndruarit ulur ngadalëson metabolizmin dhe ju bën të shtoni në peshë.

Ecni dhe lëvizni sa më shpesh, qoftë edhe për 10 minuta në ditë.

Racionet e ushqimeve

Mbani nën kontroll racionet dhe mos hani shpejt

Mos e mbushni pjatën plot e përplot me ushqim dhe mbi të gjitha mos rrini përpara televizorit sa jeni duke ngrënë.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, ju jo vetëm që do të shtoni në peshë, por do të jeni më të predispozuar ndaj sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe tensionit të lartë të gjakut.

Ju duhet të ushqeheni ngadalë që të ndiheni të ngopur siç duhet.

Kafshata të vogla dhe përtypje e kujdesshme është çelësi i një stomaku të kënaqur.

Vetmia

Vetmia shkakton tension të lartë të gjakut, depresion, probleme mendore dhe inflamacion.

Dilni me shoqërinë, ndërtoni lidhje sociale dhe mos qëndroni të mbyllur brenda në shtëpi.

Duhani

Ky zakon i keq ndikon negativisht në çdo organ të trupit.

Ai shkakton sëmundje të zemrës, diabet, bronshit, e sëmundje të rrezikshme.

Nëse qëndroni pranë dikujt që pi duhan, jeni të rrezikuar nga azma, sëmundjet e zemrës apo goditjet në tru./AgroWeb.org 

SHARE