Mandatari Millojko Spajiq mbrëmë i ka ofruar Malit të Zi Demokratik të hyjë në qeveri, gjë të cilën e kanë pranuar në seancën elektronike të Kryesisë.
Kështu Demokratëve iu ofrua Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Kulturës dhe Ministria e Ekologjisë, Zhvillimit të Qëndrueshëm, Turizmit dhe Zhvillimit Verior.
Ata do të marrin edhe postin e zëvendëskryeministrit.
Qeveria do të ketë 18 ministri.
Për Spajiqin, kushti i Partisë Boshnjake që edhe SD të hynte në qeveri nuk ishte i pranueshëm. Tani për tani janë jashtë qeverisë, e cila do të ketë mbështetjen e së paku 49 deputetëve.
Nisur nga situata aktuale, mandatari Spajiq me shumë gjasa do të sigurojë mbështetjen e të paktën 49 deputetëve për formimin e qeverisë së 44-të.
Siç mësohet jozyrtarisht, pasi mandatari ka rënë dakord me koalicionin “Për të ardhmen e Malit të Zi” për mbështetjen e pakicave,
Demokratët kanë mbajtur seancën e Kryesisë dhe kanë pranuar ofertën për të marrë pjesë në qeverinë e 44-të.
Portali RTMZ ka mësuar se kryedemokrati Alleksa Beçiq ka pranuar të heqë dorë nga posti i kreut të Kuvendit për shkak të zhbllokimit të procesit. Në vend të atij posti, ai do të marrë poste shtesë në qeveri.
Pozicioni i kreut të parlamentit do t’i shkojë koalicionit „Për të ardhmen e Malit të Zi“, me shumë gjasa për Andrija Mandiqin, si dhe 40 për qind të mandateve në thellësi.
Partitë shqiptare janë të gatshme të marrin pjesë në qeveri, ndërsa PB-ja është në pikëpyetje të madhe, pra në situatën aktuale janë jashtë qeverisë. Ata janë kundër formimit të qeverisë me koalicionin
„Për të ardhmen e Malit të Zi“. Duke qenë se votat e tyre nuk janë të nevojshme në këtë variant, ka shumë mundësi që ata të kalojnë në opozitë.