Të enjten, më 5 tetor, në orën 19, në Galerinë e Qendrës për Kulturë do të shfaqet dokumentari “Shkollat shqipe në Mal të Zi Ulqin – Anë e Malit – Krajë”.
Dokumentari synon vetëdijësimin e shoqerisë mbi rolin e shkollave dhe arsimit shqip në keto treva.
Filmi do të shpalos informacione historike të bazuara në fakte dhe, njëherazi, do të ofrojë krahasime statistikore ndër vite.
“Vlen të theksohet që dokumentari është ndër të paktët që diskuton një tematik kaq të rëndësishme për shqiptarët në Mal të Zi”, përfundojnë krijuesit e këtij dokumentari.