Aloe Vera Dhe Mjaltë Për Jetën

A ke menduar se sa shumë të duhet Aloe Vera shëndetin e mirë?

Aloe Vera përmban veti antibakteriale dhe antivirale që parandalojnë rritjen e mikro-organizmave përgjegjës për infeksionet e frymëmarrjes.

Kur merren me sasi të barabartë të mjaltit, Aloe Vera gjithashtu heq dhimbjet e fytit dhe qetëson rëndimet e sinuseve.

Aloe Vera është e pasur me një gamë të gjerë të përfitimeve shëndetësore përveç efekteve të rinovimit dhe qetësimit të lëkurës tuaj.

Edhe pse kjo bimë unike është përdorur si një ilaç tradicional dhe si një agjent natyror kozmetike, përdorimi i saj si një mjet efektiv natyror për kushte të ndryshme klinike është rritur kohët e fundit.

Shumë studiues siç raporton AgroWeb.org, janë në dijeni të aftësive anti-inflamatore të aloe vera, e cila ndihmon në lehtësimin e simptomave të ftohjeve.

Ky ilaç natyral është mjaft efektiv dhe i sigurt për përdorim jo vetëm për të rriturit, por edhe fëmijët dhe të moshuarit, të cilët janë më të prirur ndaj kollës dhe ftohjeve.

Rrit sistemin imunitar

Aloe Vera është e pasur me polisakaride dhe monosakaride. Të dy këto përbërës kur veprojnë së bashku, janë shumë efektivë në rritjen e sistemit tuaj imunitar. Ky kombinim forcon qelizat e bardha të gjakut, të cilat ndihmojnë luftën kundër baktereve dhe viruseve.

Shërben si një antioksidant efektiv

Aloe Vera është e mbushur me antioksidantë dhe funksionon mrekullisht për të ulur ngarkesën oksidative në organizëm.

Sipas kërkimeve të AgroWeb.org, Aloe Vera jo vetëm që rrit sistemin tuaj imunitar dhe balancon të gjitha funksionet trupore, por ajo gjithashtu ndihmon për të riparuar çfarëdo dëmtimi që vjen si pasojë e stresit oksidativ.

Vepron fuqishëm si antibakterial

Përbërësit aktivë të Aloe Vera janë të lupeoli, acidi salicilik, acidi cinamik, fenolet dhe squfuri të cilët së bashku parandalojnë rritjen e mikroorganizmave që shkaktojnë sëmundjet e stinës.

Këta përbërës veprojnë si agjentë antimikrobialë të fortë dhe ndihmojnë në izolimin e infeksioneve të sistemit të frymëmarrjes.

Ata janë gjithashtu shumë efektive kundër fungeve dhe viruseve duke e bërë Aloe Veran një anti-fungal, antibakterial dhe antiviral shumë të fuqishëm.

Këshillë: Pritini fletët e aloe veras dhe përftoni xhelin si pelte me ndihmën e një thike apo luge. Vendosni xhelin në një tigan dhe më pas ta ngrohni atë në një zjarr të ngadaltë për 2 – 3 minuta. Brenda kësaj kohe shtoni një sasi të barabartë mjalti për t’i hequr shijen e hidhur.

Dy-tre lugë të tilla çaji pas çdo vakti për të rriturit dhe 1 lugë çaji për fëmijët mbi 3 vjeç janë të këshilluara nga specialistët deri sa të përfundojnë shenjat e sëmundjeve.

Mjalti sigurisht që do t’ia shtojë fuqinë kuruese xhelit të aloe veras. Para se ta konsumoni shtoni edhe gjysëm limoni të shtrydhur. Mund të jetë pak e hidhur në shije, por është ilaç shumë efektiv natyror për të hequr qafe kollën dhe të ftohtit.

Kujdes: Ky është një tonik që përgatitet në shtëpi dhe nuk duhet të përdoret në vend të këshillave aktuale mjekësore./AgroWeb.org

SHARE