MALI I ZI KA AVANCUAR NË LISTËN E VENDEVE MË TË SIGURTA NË BOTË

Mali i Zi është në vendin e 45-të në listën e vendeve më të sigurta në botë dhe krahasuar me vitin e kaluar ka avancuar me dy vende.

Sipas Indeksit Global të Paqes, i cili bën një listë vjetore të renditjes, pozicionin më të mirë në Ballkan ka Sllovenia, e cila është në vendin e 8-të, Kroacia në vendin e 14-të dhe Maqedonia e Veriut në vendin e 38-të.

Pas Malit të Zi, Bosnja dhe Hercegovina është në vendin e 61-të dhe Serbia në vendin e 65-të, gjë që e bën atë vendin e pozicionuar më keq në Ballkan. Islanda zuri vendin e parë në listën e këtij viti.

Falë shkallës së ulët të krimit, por edhe shpenzimeve të ulëta ushtarake dhe shkallës së ulët të konflikteve ndërkombëtare, Islanda është vendi më i sigurt në botë.

E dyta në listë është Danimarka, pjesërisht për shkak të niveleve të ulëta të korrupsionit qeveritar, ndërsa e treta është Irlanda, e cila u hodh me pesë vende që nga sondazhi i vitit 2022.

SHARE