QEVERIA PRANON KËRKESËN PËR KTHIMIN E TUNELIT NË GJEDNJE FILLESTARE

Qeveria e Malit të Zi ka pranuar sot kërkesën e Drejtorisë së Policisë për kthimin e tunelit të hapur nga banesa në rrugën Njegosheva në depon e Gjykatës së Lartë në gjendjen fillestare.

Ministri i Financave, Aleksandar Damjanoviq, tha se rehabilitimi i tunelit do të bëhet me iniciativën e MPB-së, përkatësisht të Drejtorisë së Policisë.

“Ne kemi gjetur një zgjidhje që procedura të mos zgjasë shumë, për shkak të urgjencës dhe nevojës për të siguruar funksionimin e depos dhe për të relaksuar si DP-në ashtu edhe MPB-në në detyrë lidhur me atë tunel, morëm një vendim që Administrata për Kadastër dhe Pronë t’i kryejë aktivitetet në afat sa më të shkurtër”, ka thënë Damjanoviq.

Qeveria miratoi ndryshimet në Ligjin për planifikim hapësinor dhe ndërtim të objekteve, me të cilat zgjatet vlefshmëria e dokumenteve ekzistuese të planit edhe për një vit.

Qeveria miratoi edhe Projektligjin për Konfirmimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Malit të Zi dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për ndërtimin e një ure ndërshtetërore mbi lumin Buna.

Kryeministri Dritan Abazoviq tha se akti duhet të miratohet nga Kuvendi i Malit të Zi dhe se pala shqiptare ka përfunduar pjesën e saj të punës.

SHARE