BENZINA MË E SHTRENJTË PËR TRE CENT, EURODIZELI PËR SHTATË CENT

Çmimet e karburanteve do të rriten sërish nga e marta, për herën e 12-të që nga fillimi i vitit.

Ministria e Investimeve Kapitale shpalli çmimet me pakicë të karburanteve për dy javët e ardhshme, sipas të cilave të dyja llojet e benzinës do të shtrenjtohen për tre centë secila dhe Eurodizeli për shtatë cent.

Çmimi i ri i benzinës BMB 98 do të jetë 1.73 euro, ndërsa BMB 95 do të kushtojë 1.69 euro për litër.

Çmimi i ri i Eurodizelit do të jetë 1.65 euro për litër.

Ndërsa, me gjashtë cent është rritur edhe nafta për ngrohje, e cila do të kushtojë 1.61 euro për litër.

SHARE