SHPALLJE PUBLIKE PËR PJESËMARRËSIT NË REALIZIMIN E REGJISTRIMIT TË POPULLSISË

Komisionet e regjistrimit shpallën sot një shpallje publike për instruktorët dhe regjistruesit që do të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë, amvisërive dhe banesave.

Siç raporton Mediabiro, shpallja publike do të zgjasë dhjetë ditë nga dita e publikimit në shtypin ditor dhe kanalet e tjera informative.

Zëdhënësja e fushatës publike “Regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave 2023”, Jovana Nikçeviq, tha se lista e kandidatëve për instruktorë do të publikohet më 11 tetor, ndërsa lista e kandidatëve për regjistrues më 16 tetor, në zyrën e komisionit te regjistrimit.

Siç ishte paralajmëruar edhe më herët nga Administrata e Statistikave, pritet angazhimi i katër deri në pesë mijë pjesëmarrësve të regjistrimit.

Përveç të gjitha kapaciteteve të disponueshme të Drejtorisë së Statistikave, në regjistrim do të angazhohen edhe persona të tjerë, kryesisht studentë dhe persona nga Byroja e Punësimit.

SHARE