ABAZOVIQ: MALI I ZI DEMONSTROI NJË NIVEL TË LARTË BESUESHMËRIE NË GJEOPOLITIKË

Mali i Zi ka treguar një nivel të lartë të besueshmërisë me veprimet e tij të përgjithshme, në kushte komplekse gjeopolitike, kështu që në rajon konsiderohet si vendi me perspektivën më të madhe kur bëhet fjalë për proceset e mëtutjeshme integruese, tha kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Ai mori pjesë në darkën e punës të organizuar nga Anthony Blinken, Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjatë darkës së punës, fokusi ishte në tre tema, njëra prej të cilave ka të bëjë edhe me Ballkanin Perëndimor.

“Mali i Zi ka demonstruar një nivel të lartë besueshmërie me veprimet e tij të përgjithshme, në kushte komplekse gjeopolitike, kështu që në rajon konsiderohet si vendi me perspektivën më të madhe kur bëhet fjalë për proceset e mëtejshme integruese. E informova kolegun tim Blinken për qëndrimet tona ndërkombëtare në lidhje me situatën në Ukrainë, por edhe për planet për përmirësimin e bashkëpunimit rajonal,” tha kryeministri Abazoviq.

SHARE