Si të Dukeni më të Rinj Gjatë të 50-ve – Kujdesi i Duhur për Lëkurën

Të gjithë e dimë se nuk ka asnjë pilulë magjike që ju bën të dukeni më të rinj, por zgjedhjet e një jetese të shëndetshme ndihmojnë në ngadalësimin e procesit të plakjes.

Edhe pse ndryshimet në lëkurë janë më të dukshme në të 40-at dhe 50-at tuaja, ka disa sekrete që mund të parandalojnë plakjen e parakohshme me të cilat AgroWeb.org ju njeh mëposhtë.

Acidi Linoleik

Acidi linoleik është i mbushur me antioksidantë, forcon barrierat mbrojtëse të lëkurës duke parandaluar inflamacionin, dëmtimin dhe formimin e rrudhave.

Kur barriera është e fortë dhe lagështia e ekuilibruar, cikli i ripërtëritjes së lëkurës fillon të funksionojë në mënyrë optimale duke ngadalësuar ritmin e plakjes.

Acidi lmbron gjithashtu lëkurën nga ndotësit mjedisorë si tymi, ajri i thatë e i nxehtë, rrezet UV, ndryshimi i klimës etj.

Po ashtu është në gjendje të ndihmojë në shërimin e dermatitit apo ekzemës.

Vitamina E

Vitamina E është në gjendje të zbehë dhe lëmojnë rrudhat dhe strukturën e lëkurës.

Çelësi për ndalimin ose ngadalësimin e formimit të rrudhave është forcimi i barrierës lipidike, gjë që kjo vitaminë e bën më së miri.

Nëse përdoret me vitaminën C dhe krem ​​kundër diellit, vetitë e saj shumëfishohen dhe lëkura juaj përfiton edhe më tepër mbrojtje.

Shmangni sheqerin

Sipas ekspertëve të shëndetit, sheqeri duhet të konsumohet patjetër me moderim nga gratë mbi 40 vjeç, në të kundërt mund të dëmtojë dhe të plakë lëkurën.

Kur ka një tepricë të glukozës në trup, ajo ndërlidhet me kolagjenin dhe elastinën, proteina që i japin lëkurës tonë qëndrueshmëri dhe elasticitet.

Kjo lidhje ngurtëson proteinat e lëkurës, duke e bërë lëkurën më të dobët, më të hollë dhe më pak të hidratuar.

Kolagjeni

Kolagjeni është një element i rëndësishëm që ruan shëndetin e lëkurës, thonjëve dhe flokëve.

Me kalimin e moshës trupi prodhon gjithnjë e më pak kolagjen, prandaj ju mund ta merrni atë edhe në formë lëngu apo pluhuri.

Uji i klorofilit

Uji me klorofil është një mënyrë e lehtë për tu detoksifikuar, për të promovuar shëndetin e lëkurës dhe për t’i siguruar trupit sasi të konsiderueshme antioksidantësh.

Antioksidantët që gjenden në klorofil, funksionojnë në trup duke reduktuar toksinat dhe dëmtimet nga radikalet e lira.

Ka efekte anti-inflamatore dhe antimikrobike, gjë që mund të reduktojë edhe aknet dhe të përmirësojë pamjen e lëkurës tuaj.

Hidratohuni

Trupat tanë përbëhen nga 60 – 70% ujë. Prandaj uji është thelbësor që trupat të funksionojnë sa më mirë dhe të ruajnë freskinë rinore.

Flini

Të bëni një gjumë të mirë gjatë natës (7 deri në 9 orë) ndihmon në qetësimin ë trurit, trupit dhe lëkurës tuaj. Kur përmirësoni cilësinë e gjumit për një afat të gjatë, do të jeni më energjikë dhe më produktiv gjatë ditës. /AgroWeb.org

SHARE