MILLATOVIQ: PRES QË SHBA-ja TË MBËSHTESË RRUGËN EVROPIANE TË MALIT TË ZI

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, është takuar me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, i cili, siç është njoftuar nga zyra e Presidentit, e ka njoftuar për të arriturat e Malit të Zi në zhvillimin demokratik.

„Tema e diskutimit ishin prioritetet e politikës së jashtme të Malit të Zi, duke përfshirë anëtarësimin e besueshëm në aleancën e NATO-s dhe forcimi i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë. Millatoviq tha se pret që SHBA-ja të mbështesë më tej Malin e Zi në përshpejtimin e rrugës së tij evropiane,“ njoftoi Zyra e Presidentit.

Bashkëbiseduesit iu referuan edhe aktualitetit dhe sfidave në nivel ndërkombëtar. Millatoviq theksoi rëndësinë e partneritetit strategjik të Malit të Zi me SHBA-në.

SHARE