NGA MESNATA, ÇMIME MË TË ULËTA TË NAFTËS

Eurodizeli dhe vaji për djegie nga mesnata do të lirohen 7, respektivisht 6 cent, kurse çmimet e benzinës vazhdojnë të jenë të njëjta, është kumtuar nga Ministria e ekonomisë. Siç është njoftuar, gjatë 15 ditëve të ardhshme, një litër e karburantit eurodizel do të kushtojë 1,19 euro, kurse vaji për djegie, 1,16 euro. Ndryshimet e fundit të karburanteve ishin me 24 dhjetor, kur vaji për djegie është shtrenjtuar 2 cent për litër. Ndërkaq ndryshimi eventual i radhës i çmimeve të karburanteve do të jetë me 18 shkurt.

SHARE