STRIKOVIQ: ÇMIMI I KARBURANTEVE DO TË RRITET SËRISH 5-6 CENT PËR LITËR

Situata me çmimin e karburanteve është dekurajuese për qytetarët dhe ekonominë, sepse pritet që deri në fund të vitit të vazhdojë me rritje më të butë apo më të fortë.

Se cili do të jetë intensiteti i rritjes së çmimeve do të varet nga vendimet e vendeve prodhuese të naftës së papërpunuar, tha për televizionin Adria analisti financiar në Shoqatën e Kompanive të Naftës të Malit të Zi, Drashko Strikoviq.

Ai tha se çmimet e derivateve mund të ulen, por kjo varet nga Qeveria.

Pushteti ekzekutiv ka të drejtën ligjore të ulë akcizën për karburantet deri në 50 për qind, gjë që mund të ulë ndjeshëm çmimet e derivateve të naftës.

“Nga ana tjetër, ne kemi një politikë akcize ku shteti mund dhe duhet të ndikojë. Ky është pikërisht propozimi që me përllogaritjen e radhës, sepse tashmë mund t’ju them ekskluzivisht se parashikohet rritje prej 5 deri në 6 cent për litër për disa derivate, që do të nënkuptonte një goditje shtesë për ekonominë dhe qytetarët, gjë që do të bënte që të gjithë zinxhirët tregtarë, gjegjësisht të gjitha subjektet afariste të mendonin për rritjen e çmimeve të produkteve të tyre”, tha Strikoviq.  

Strikoviq thotë se çmimet në Mal të Zi sigurisht që mund të jenë më të ulëta, me mekanizmat e duhura që tashmë janë në dispozicion në politikën e akcizës së Qeverisë së Malit të Zi.

“Që do të thotë se nuk duhet të bëjnë me të gjithë 50 për qind, por do të ishte e dëshirueshme që të merret në konsideratë një reduktim prej 15-20 për qind në mënyrë që rritjet e mëvonshme të çmimeve, të cilat me siguri do të ekzistojnë, të zbuten dhe ai çmim të mbahet në këtë nivel, i cili do të ruante parametrat e kostove të transportit në një nivel të qëndrueshëm,“ theksoi ai.

SHARE