MBËSHTETJE PËR ADMINISTRATËN PUBLIKE EFIKASE DHE DIGJITALIZIMIN E SHËRBIMEVE TË PËRSHTATURA PËR QYTETARËT

Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj, ka nënshkruar sot një Memorandum Mirëkuptimi me drejtoreshën e zyrës shumështetërore të UNOPS-it (Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projektit), Mikaela Telatin.

Ministri Dukaj vuri në dukje se memorandumi është vazhdimësi, intensifikimi dhe zyrtarizimi i aktiviteteve të përbashkëta tashmë të zbatuara dhe një partneritet gjithëpërfshirës për ndërtimin e një infrastrukture të fortë digjitale, qeverisje të mirë duke përfshirë edhe qeverisjen elektronike, brenda organeve shtetërore dhe qeverisjes lokale në Mal të Zi, si dhe përmirësimin e sigurisë kibernetike.

Drejtoresha Telatin theksoi se Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projektit (UNOPS), me mandat në fushën e infrastrukturës, prokurimit dhe menaxhimit të projekteve, ka përvojë solide në punën me autoritetet kombëtare dhe vendore dhe do të japë një kontribut të çmuar në zhvillimin e mëtejshëm të administratës publike dhe shërbime më të mira ndaj qytetarëve.

SHARE