AMBASADORI I KROACISË NË MAL TË ZI GRUBISHIQ DO TË PREZANTOJË PËRPARËSITË E KRYESIMIT TË KROACISË NË KËSHILLIN E BE-së

Ambasadori i Kroacisë në Mal të Zi Veselko Grubishiq do të prezantojë nesër përparësitë e kryesimit të Kroacisë në këshillin e BE-së. Kroacia kryeson Këshillin e BE-së nga 1 janari deri më 30 qershor të këtij viti. Ambasada Kroate theksoi se ata shpresonin që udhëheqja e vendit të Këshillit të BE-së të ishte e frytshme për shtetet fqinje. Siç është paralajmëruar, i ftuari i nderit do të jetë Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq. “Në prezantimin do të marrë pjesë Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian, Aivo Orav dhe ambasadorët e Shteteve Anëtare të BE”, thuhet në njoftim. Fillimi i udhëheqjës u shënua zyrtarisht më 9 janar, me ardhjen e anëtarëve të Komisionit Evropian të udhëhequr nga Presidentja e saj, Ursula von der Lejen. “Udhëheqësia Kroate do të përpiqet për vazhdimin e një politike të zgjerimit të qëndrueshëm, efektiv dhe të besueshëm, si një rol në stabilitetin, sigurinë dhe zhvillimin e mëtejshëm ekonomik dhe kohezionin e kontinentit Evropian,” thuhet në programin e Qeverisë Kroate. Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq më parë ka përshkruar katër përparësi kryesore për presidencën e Kroacisë së BE, të cilën ai e përcaktoi si “një Evropë që po rritet dhe zhvillohet, një Evropë që lidh, ekonomikisht, energjinë dhe infrastrukturën, një Evropë që mbron dhe një Evropë që është me ndikim global”. Zagrebi do të jetë pjesë e samitit BE-Ballkan Perëndimor në maj. “Një Evropë e fortë në një botë sfiduese”, është slogani që Kroacia ka zgjedhur të kryesojë Këshillin e BE.

SHARE