Detyra e prodhimit bujqësor nuk është vetëm prodhimi i sasive të mjaftueshme të ushqimit dhe ushqimit për kafshët, por edhe që ky ushqim të jetë cilësor, i sigurt për shëndetin dhe i prodhuar me kujdes dhe ruajtjen e mjedisit, tha ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave Vladimir Jokoviq.
Ai e tha këtë në Takimin Rajonal për Evropën dhe Azinë Qendrore të organizuar nga Sekretariati i Konventës Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Bimëve në bashkëpunim me zyrën rajonale të Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO REU), Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, si dhe Organizata Evropiane dhe Mesdhetare për Mbrojtjen e Bimëve (EPPO).
Konventa Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Bimëve është një marrëveshje ndërqeveritare e nënshkruar nga mbi 180 vende, me qëllim mbrojtjen e burimeve bimore në botë nga futja dhe përhapja e organizmave të dëmshëm bimor dhe promovimi i tregtisë së sigurt të bimëve dhe produkteve bimore.
“Me aspiratën për të reduktuar ndikimin e tyre negativ në shëndetin e bimëve dhe bujqësinë, dhe rrjedhimisht në shëndetin e njerëzve, ekonominë dhe mjedisin. Jam i bindur se kjo ngjarje do të kontribuojë në zhvillimin e sektorit fitosanitar në Mal të Zi, si dhe në forcimin e bashkëpunimit rajonal”, theksoi Jokoviq.