MILLATOVIQ: DO TË VAZHDOJ TË PUNOJ ME PËRKUSHTIM PËR TË MIRËN E QYTETARËVE

Presidenti i Malit të Zi Jakov Millatoviq iu drejtua qytetarëve të Malit të Zi pas 100 ditësh në detyrë.

Ai thekson se gjatë kësaj periudhe ndër të tjera ka punuar në përmbushjen e synimeve të politikës së jashtme, por edhe në pajtimin e qytetarëve.

“Siç u premtova qytetarëve, 100 ditët e para të mandatit tim ia kushtova punës për përmbushjen e qëllimeve të rëndësishme të politikës së jashtme për vendin tonë: përshpejtimin e rrugës evropiane të Malit të Zi, forcimin e besueshmërisë së anëtarësimit në aleancën e NATO-s dhe forcimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore,“ tha Millatoviq.

Siç thotë ai, në nivel të brendshëm është munduar të promovojë dialogun social dhe pajtimin mes qytetarëve.

“Dhe unë do të jem aleat në zgjidhjen e problemeve dhe nevojave të tyre”, tha Millatoviq.

Siç thotë presidenti, do të vazhdojë të punojë me përgjegjësi dhe përkushtim në të mirë të qytetarëve dhe shtetit.

“Mezi pres gjithçka që do të vijë. Rroftë Mali i Zi”, përfundoi Millatoviq.

SHARE