Si të Përgatisni Recetën e Ëmbëlsirës me Hallvasi

Halvasia është një ëmbëlsirë me bazën e farave të susamit që e ka origjinën në jetë Perandorinë Bizantine.

Më pas ajo u  trashëgua dhe u përhap në të gjitha vendet e Lindjes, përfshirë Perandorinë Osmane, shefat e kuzhinës së të cilës e pasuruan recetën fillestare me përbërës tradicionalë siç janë farat e pishës.

Fjala ‘halvah’ në arabishten e vjetër do të thotë ‘ëmbëlsi’ dhe pse mënyrat e përgatitjes janë të larmishme, diçka që mbetet e njëjtë është shija e mrekullueshme.

Baza e helvasisë është salca e farave të susamit e cila përdoret gjërësisht në gatime të ndryshme duke u përzier me ujë, lëng limoni, hudhër dhe erëza.

Ajo është pjesë përbërëse edhe e salcës së qiqrrave që e njohim si humus, ose asaj të patëllxhanëve.

Ëmbëlsirë Me Halvasi

Në variantin e ëmbël, halvasia është një element i domosdoshëm për shumë ëmbëlsira të ndryshme.

Duke qenë se ka përmbajtje të lartë yndyre, ajo zëvëndëson shumë mirë gjalpin në disa receta.

Përbërësit:

  • 1 filxhan çaji biskota të thërmuara
  • 2 lugë gjalpë të shkrirë
  • 1 lugë gjalpë sheqer
  • Një majë luge çaji kripë.
  • 1 filxhan çaji krem pastiçerie
  • 180 gramë krem djathi
  • 1 filxhan çaji sheqer
  • 1 lugë gjelle lëng limoni
  • Treçerek luge çaji kripë
  • Gjysëm filxhani hallvasi.

Për përgatitjen e krostatës duhet të përzieni në një enë thërrimet e biskotave, gjalpin e shkrirë dhe sheqerin.

Lyejeni tavën me pak yndyrë dhe masën kremoze hidheni në tavë duke e lënë sa më të sheshtë.

Më pas përgatisni mbushjen.

Kremin e pastiçerisë përpunojeni në mikser për disa minuta dhe më pas përziejeni me kremin e djathit, sheqerin, lëngun e limonit, kripën dhe hallvasinë deri sa të përfitoni një masë homogjene të cilat duhet ta shtoni tek kremi i pastiçerisë.

Mbushjen hidheni sipër krostatës.

Tavën mbështilleni me letër kuzhine dhe futeni në frigorifer për disa orë deri sa të ngurtësohet.

Për ta servirur, prijeni në feta dhe sipër ëmbëlsirës hidhni edhe disa grimca hallvasie shtesë./AgroWeb.org

SHARE