SHBA, 2 VIKTIMA SI PASOJË E URAGANIT “IDALIA” NË FLORIDA

Uragani “Idalia” mori dy jetë ndërsa shirat e dendur goditën shtetin amerikan të Floridës, njoftuan sot mediat lokale.

Viktima e parë ishte një burrë 59-vjeçar i cili ra me kamionetën e tij në një kanal, njoftoi CNN duke cituar rreshterin e Patrullës Rrugore të Floridas (FHP), Steve Gaskins.

Rasti i dytë i vdekjes ishte e një 40-vjeçari, i cili ishte duke ecur me shpejtësi dhe humbi kontrollin e kamionit të tij, tha patrulla rrugore.

Uragani “Idalia” arriti të mërkurën herët në rajonin Big Bend të Floridës si një uragan i fuqishëm i kategorisë 3, por që atëherë është reduktuar në një stuhi të kategorisë 1. Aktualisht po kalon përmes Georgia-s, ku Qendra Kombëtare e Uraganeve paralajmëron për përmbytje.

Më shumë se 4.400 persona janë strehuar në strehimoret e ngritura nga Kryqi i Kuq Amerikan, sipas të dhënave në faqen e internetit të organizatës humanitare. Mbi 245 mijë banorë janë pa energji elektrike.

SHARE