BOZHOVIQ: NËSE PEDAGOGËT NUK MBROJNË VETEN, NË JANAR ËSHTË E MUNDUR NJË GREVË MË E MADHE

Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Radomir Bozhoviq tha se me grevën paralajmëruese për më 4 shtator, pedagogët i dërgojnë mesazh kryeministrit se gjendja në sistemin arsimor është alarmante dhe se do të monitorojnë nëse do të ketë ndryshime në tre muajt e ardhshëm. Nëse nuk bëhet diçka për sistemin arsimor, në janar do të vendoset për një grevë më të madhe, ku do të përfshihen edhe qytetarët.

“Qëllimi ynë i parë dhe themelor është të tërheqim vëmendjen e kryeministrit, pastaj do të monitorojmë se çfarë po ndodh me ligjet. Sindikata do të vlerësojë se çfarë do të ndodhë në tre muajt e ardhshëm, ndaj do të vendosim në janar. Atëherë ndoshta do t’i thërrasim qytetarët të na bashkohen, të hyjmë në një grevë më serioze, ndoshta do të bëjmë një qasje amendamentuese”, tha ai.

Bozhoviq beson se kolapsi i sistemit arsimor ndodhi kur politika hyri në shkolla.

“Në radhë të parë kërkojmë depolitizimin, që mund të rregullohet me ligj. Pastaj të rikthehen kriteret për punësim. Siguria jonë në shkolla është komprometuar, çdo i katërti mësimdhënës është ekspozuar ndaj dhunës verbale apo fizike”, tha ai.

Ai tregon se pagat e pedagogëve janë pak mbi mesataren, por se duhet bërë më shumë punë.

“Duam të dërgojmë një mesazh se gjendja në arsim është alarmante, se besimi ka humbur, që qytetarët i perceptojnë pedagogët si ata që nuk bëjnë asgjë për gjysmën e vitit dhe se do të paguhen më shumë. Punëtori i arsimit e ka humbur dinjitetin e tij”, ka përfunduar Bozhoviq.

SHARE