KF “BUDUQNOST” GJOBITET PËR SHKAK TË THIRRJEVE NACIONALISTE DHE SHOVINISTE GJATË NDESHJES ME KF “DEÇIQ”

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Malit të Zi e gjobiti FK “Buduqnost” me tri ndeshje pa praninë e publikut në shtëpi dhe me po aq ndeshje pa praninë e tifozëve që do të organizohen jashtë shtëpisë.

Kjo, për shkak të brohoritjeve të një grupi tifozësh të këtij klubi gjatë ndeshjes së fundit me FK “Deçiq”.

Derbi i përmendur, i cili u luajt javën e kaluar, u ndërpre për dhjetë minuta – për shkak të thirrjeve nacionaliste dhe shoviniste nga tribuna ku ndodhen mbështetësit më të zjarrtë të Buduqnostit.

“Klubi i futbollit Buduqnost u dënua me masë disiplinore duke luajtur tre ndeshje në fushën e tij kur ekipi i të rriturve është mikpritës pa praninë e shikuesve dhe ndalimi i pranisë së tifozëve të organizuar për tre ndeshje kur ekipi senor i FK “Buduqnost” është mysafirë, për fyerje ndaj lojtarëve dhe tifozëve të FK “Deçiq” në bazë të përkatësisë kombëtare dhe fetare, duke bërë shkelje nga neni 97 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të Rregullave disiplinore të Federatës të Futbollit të Malit të Zi”, thuhet në njoftim.

Ata shtojnë se masat e shqiptuara disiplinore zbatohen në ndeshjet e kampionatit dhe kupës të menaxhuara nga FFMZ, dhe Buduqnosti është përgjegjës për zbatimin e masave të shqiptuara.

Komisioni Disiplinor i Federatës të Futbollit të Malit të Zi e gjobiti Buduqnostin me gjithsej 2,500 euro për përdorimin e mjeteve piroteknike nga tifozët e tij të organizuar në ndeshjet kundër KF “Mladost” nga Donja Gorica dhe KF “Deçiq”.

SHARE