Kryeministri Dritan Abazoviq dhe kolegët e tij sot kanë nisur zyrtarisht rikonstruksionin e rrugës kryesore Tivat – Jaz.
Rruga moderne 16 kilometra që kalon nëpër tre komuna do të ndërtohet nga konsorciumi kinez Shandong, me të cilin në muajin mars u nënshkrua një kontratë me vlerë 53 milionë euro.
Kryeministri pret që pas dy vitesh të kemi një rrugë moderne. Gjithashtu është bërë e ditur se punimet fillestare nuk do të ndikojnë në trafik gjatë sezonit, pasi ato kryhen përtej rrugës kryesore.
Abazoviq tha se sot është një ditë e madhe për Malin e Zi sepse bëhet fjalë për rindërtimin e rrugës më të frekventuar.