Ushtruese e detyrës së prokurores së lartë të shtetit, Tatjana Begoviq, do të vazhdojë ta kryejë atë funksion edhe për gjashtë muajt e ardhshëm, është vendosur në seancën e sotme të Këshillit Prokurorial.
Për riemërimin e saj, 7 anëtarë të Këshillit votuan pro ndërsa 2 ishin kundër.
Avokati Sinisha Gazivoda ka bërë të ditur se prokuroren Begoviq e konsideron si një profesioniste me përvojë që e kryen punën e saj me ndershmëri.
“Nuk egziston asnjë entuziazëm i veçantë për të punuar në prokurori, as për çështje të avancimit në shkallë, dhe as për marrjen e përgjegjësisë. Dhe në këtë ditë, kur secili prej nesh ka mundësi të propozojë ushtruesin e detyrës së prokurorit të lartë të shtetit, ne kanë vetëm një propozim”, tha Gazivoda.
Bojan Bozhoviq nga Ministria e Drejtësisë theksoi se kanë pasur disa takime me qëllim të krijimit të një pasqyre të qartë për gjendjen në prokurori.
“Unë supozoj se shumica dërrmuese e anëtarëve të Këshillit Prokurorial do të votojnë për Begoviqin. Megjithatë, ne në Ministrinë e Drejtësisë jemi të mendimit se do të votojmë kundër kësaj radhe sepse besojmë se duhet të bëjmë një apel për të punuar në mënyrë proaktive dhe për të reformuar disa gjërat më shpejt”, tha Bozhoviq në seancë.









